Kategoria Superiore

Tirana vuan, por fiton me Luftëtarin, Partizani i gëzohet një pike në Laç

Tirana gjen më në fund buzëqeshjen në këtë fillim sezoni. Bardheblutë vuajtën shumë por arritën të merrnin tri pikët e para në kampionat, pasi fituan 3-1 me Luftëtarin në “Selman Stërmasi”. Blazhevski dhe Turtulli realizuan golat për formacionin Ze Marias në pjesën e parë, ndërsa autogoli i Albi Dokës barazoi përkohësisht shifrat. Finalizimi i Grecës në kohën shtesë shuajti shpresat e miqve për të marrë pikë në këtë transfertë.

Tiranës i mjaftuan më pak e tre minuta lojë për të zhbllokuar takimin me Blazhveskin, që i shërbyer nga Asion Daja, nuk i dha mundësinë e reagimit portierit Ruci. Fillimi i vrullshëm i Tiranës dha përshtypjen e një fitoreje të lehtë, por nuk ndodhi kështu. Në minutën e 14-të gjysmëroveshata e Ymerajt u devijua nga Doka drejt rrjetës. 1-1.

Bardheblutë nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat, duke vijuar presionin në gjysmëfushën e gjirokastritëve, derisa në minutën e 23-të, në zhvillimet e një këndoreje, Turtulli shënoi golin e 2-1, që rezultoi vendimtar për fitoren e Tiranës. Pjesa e dytë nuk nisi mirë për Tiranën, që në minutën e 55-të mbeti në inferioritet numerik, pas ndëshkimit të Hoxhallarit me kartonin e dytë të verdhë. Luftëtari rriti presionin për të gjetur golin e barazimit, por planet e Kosticit u prishën kur forcat u barazuan me daljen me karton të kuq të Jancic. Në kohën shtesë Tirana shfrytëzoi kundërsumin për të shuar përfundimisht shpresat e blizinjve për të marrë pikë, teksa Bedri Greca vulosi rezultatin në 3-1.

Tirana pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e 8-të me 4 pikë, ndërsa Luftëtari është skuadra e vetme që ka pësuar vetëm humbje në katër javë kampionat.

Laçi dhe Partizanit ndanë nga një pikë në këtë javë të katërt të Superiores, pa mundur të shënojnë në portat respektive, edhe pse rastet nuk munguan. Një barazim 0-0 që e mbush gotën gjysmë plot për të dy ekipet, që vazhdojnë serinë pozitive të rezultateve, edhe pse barazimi nuk është se i ndihmon shumë në renditjen e përgjithshme.

Pa u mbushur 5 minuta shënohet një moment i dyshimtë në zonën e kurbinasve. Mala i Partizanit rrëzohet në zonë por për kryesorin Ardian Beqiri nuk kishim të bënim me 21-metërsh. Laçi shfaqet më kërkues në minutat në vazhdim dhe në të 19-ën rrezikon me Xhixhën, goditja e të cilit grushtohet nga Hoxha.

Mundësi shumë e mirë për Atantën në fund të pjesës së parë pas një kënodoreje të të kuqve, por mbrojtësi nuk e shënjestron si duhet portën. Hoxha reagon sërish në pozicion pas tentativës së Xhixhës në kohën shtesë.

Pjesa e dytë nis edhe më e luftuar, aq sa brenda pak minutash kryesori ndëshkon më kartonë të verdhë Regi Lushkjen, Bardhin dhe Nikola Eler. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me të dy ekipet që u pajtuan me barazimin, edhe pse nuk u mungoi dëshira për të fituar.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency