Lajme

Flamurtari i pathyeshëm, Drenica i merr barazimin Trepçës ‘89

Flamurtari ruan pathyeshmërinë në IPKO Superligën e Kosovës. Ekipi nga kryeqyteti barazoi pa gola në transfertë me Llapin, që para kësaj xhiroje mbante vendin e dytë dhe shpresonte t’i merrte vendin e parë pikërisht kundërshtarit që kishte përballë. Flamurtari ruan kryesimin me 13 pikë, i ndjekur nga Feronikeli me 2 pikë më pak.

Trepça ’89 vazhdon të vuajë në takimet e luajtura në Mitrovicë. Ekipi i drejtuar nga Gugash Magani barazoi 1-1 me Drenicën, duke shpërdoruan një mundësi të mirë për të marrë fitoren e dytë radhazi. Vetëm pas dy minutave lojë Ylber Maloku fitoi një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Maringlen Shoshi, por Drenica gjeti forca për të reaguar, duke shënuar po me 11-metërsh, me autor Taulant Dajakun.

Skuadra e KEK-ut, duket se është vetëm për të plotësuar numrin në këtë sezon të IPKO Superligës së Kosovës, pasi pësoi humbjen e pestë radhazi, këtë herë 6-2 në fushën e Lirisë. Për prizrenasit shënuan Karahoda dhe Gashi nga dy gola, si dhe Fetahaj dhe Gjeraj, ndërsa golat e nderit për KEK-un i realizuan Stullqaku dhe Grajqevski.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency