Kategoria Superiore

Kastrioti në rënie të lirë, mbijetesa një “mal” i lartë për t’u ngjitur

Pas një starti entuziazmues ndaj Luftëtarit, gjërat nuk kanë shkuar mirë për Kastriotin, 3 humbje në po kaq, ndeshje, asnjë gol i shënuar në 270 minutat e fundit dhe plot 6 gola të pësuar. Shifra që konfirmojnë se mbijetesa në Kategorinë Superiore nuk mund të jetë kurrësesi një mision lehtësisht i arritshëm për skuadrën e ngjitur këtë vit në elitë. Në takimin e fundit, atë me Kamzën, përtej rezultatit trajneri Elvis Plori ka mbetur i pakënaqur me lojën, dhe mbi të gjitha me shpirtin që skuadra tregoi në fushë. Kastrioti nuk është skuadra me lluksin e elementëve të jashtëzakonshëm për sa i përket cilësisë, apo merkatos pa menduar për shpenzimet e pagave marramendëse, mënyra e vetme për të arritur të suksesi është loja në grup dhe mbi të gjitha grinta për të fituar çdo duel e dhënë maksimumin për t’ia dalë përballë kundërshtrarëve ndoshta më të pasur në aspektin e kualitetit. Ndërkohë, një statistikë që shqetëson në 3 ndeshjet e fundit, është dhe pësimi i shpejtë i golave. Ndaj Partizanit, Skënderbeut apo Kamzës , Kastrioti është ndëshkuar që pa u mbushur 20 minuta lojë, sinjal ndoshta se skuadra e ka të vështirë për t’u përqëndruar dhe futur menjëherë në lojë. Të gjitha detaje që mbeten për t’u rikuperuar, duke nisur nga sfida e radhës, me krutanët që përballen me një nga skuadrat që dallohen për agresivitetin dhe shpirtin luftarak, Laçin.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency