Futboll

Renditja e UEFA-s, arritje historike e Shkëndijës, Skënderbeu humbet disa shkallë

Arritje historike për Shkëndijën e Tetovës në renditjen e UEFA-s për klube. Pas paraqitjes pozitive në Europë me kuqezinjtë tetovarë që edhe këtë verë kaluan dy ture në Champions League duke mbrritur deri në fazën play-off të Europa League, Shkëndija ka ngjitur shumë shkallë në renditjen e re që ka publikuar UEFA për klubet duke u pozicionuar në vendin e 161-të, arritja më e madhe kjo në histori për një klub që luan në kampionatin maqedonas. Përsa i përket skuadrave shqiptare, Skënderbeu ka humbur disa shkallë pasi u përjashtua nga kompeticionet europiane për këtë edicion, teksa ka rrëshkitur në vendin e 150-të, por gjithsesi mund të krenohen si klubi i parë shqiptar në renditjen e UEFA-s pasi Kukësi që e ndjek pozicionohet në vendin e 203-të.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency