Enigmë koha e riaftësimit të Mattia De Sciglios
Lajme aspak të mira për Mattia De Sciglio. Mbrojtësi i Juventusit, cili ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë gjatë një seance stërvitore, do të mungojë për një kohë të papërcaktuar. Sipas drejtuesve të bardhezinjve futbollisti ka nisur menjëherë terapinë për fazën e rikuperimit, ku do t’u nënshtrohet ushtrimeve të personalizuara. 25-vjeçari do të monitorohet ditë për ditë nga mjekët e klubit, të cilët do të vendosin edhe për kohën e rikuperimit.



