Heroi i Kukësit ndaj Kamzës është Shameti, dedikim special për Musollin
Ylli Shameti një lider dhe goleador të Kukësi. Kapiteni gjirokastrit realizoi golin e vetëm të takimit ndaj Kamzës, që u dha tri pikë nënkampionëve të Shqipërisë në “Loro Boriçi”. Një festë me dedikim nga 33-vjeçari për shokun dhe mikun e tij Besar Musolli, që do të mungojë për një kohë të gjatë për arsye dëmtimit.
Meriton vlerësime maksimale për lojën e zhvilluar edhe Kamza e Klodian Duros, që bëri të gjithçka në pjesën e dytë për të shmangur humbjen, por e pati të pamundur përballë një skuadre eksperte si Kukësi.
Portieri Avdyli pati shumë punë në këtë takim, teksa në minutën e 19-të nuk lejoi brazilianin Willian të shënonte, ndërsa në në të 27-ën bëri heroin pas një rrëmujë në zonë.
Mirëpo e kishte të pamundur të shmangte golin në minutën e 30-të, me Shametin që u shfaq si sulmues i fshehur, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, 1-0.
Gjatë pjesës së dytë Plaku vuri në vështirësi Frashërin, ndërsa verilindorët, edhe pse i patën mundësitë, nuk arritën të shënonin golin e sigurisë, duke mbetur në ankth deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit, që sanksionoi fitoren e skuadrës së Armando Cungit, që ngjitet në vendin e dytë, në kuotë të barabartë pikësh me Partizanin, por një më pak se Skënderbeu kryesues.
Kastrioti dhe Laçi ndajnë pikët mes tensionit në “Redi Maloku”



