Kategoria Superiore

Bylykbashi: Partizani nuk ka një si unë, Dabulla mbrojtësi më i fortë

Nuk ka mundur ta fitojë kampionatin me Partizanin, por mbetet një nga ikonat e klubit të kuq në vitet 2000. Dorian Bylykbashi, i intervistuar nga Glend Tafaj, në lidhje drejtpërdrejt me Sport News komentoi emocionet që ofron një ndeshje derbi, si ajo mes Tiranës dhe Partizanit.

“Kur je tifoz i Partizanit ke emocion të veçantë që në fillim të javës së derbit. Përgatitjet janë 100%. Kur zbret në fushë emocionet rriten shumë më shumë. Derbi nuk është vetëm një ndeshje, pasi nuk janë vetëm 3 por janë 6 pikë. Trajnerët duhet të lirojnë ekipin nga presioni dhe futbollistët duhet të jenë mirë nga ana psikologjike për të fituar. Dy tifozeritë më të mira në Shqipëri kërkojnë të fitojnë ndeshjen edhe nëse luajnë keq. Unë e përgatisja derbin si çdo ndeshje tjetër, pasi çdo takim ka rëndësinë e vet dhe secili vlen 3 pikë.”

Derbi më i veçantë: “Ndeshja më e veçantë për mua ka qenë derbi që përfundoi 3-3. Ishim 3-1 për Tiranën dhe barazuam 3-3, një takim që i kishte të gjitha. Atë kohë ne kishim shumë brazilianë, ndërsa Tirana ka pasur Rrakllin, Nevilin, Devin. Ka qenë ndeshje me shumë emocion. Të shënosh në derbi është më e veçantë se në takimet e tjera.

Kundërshtari më i fortë bardheblu: Dabulla ka qenë kundërshtari më i fortë, por nga fundi nisa ta dribloja më kollaj. Kur fiton 4 derbi radhazi është njëlloj sikur të fitosh kampionatin. Unë nuk kam fituar kampionat me Partizanin, por kur fiton 3 derbe radhazi, tifozët janë super të kënaqur.

Partizani pa një Bylykbashi: Partizani aktual nuk ka një lider, por një grup kompakt dhe të gjithë bëjnë pjesën që iu takon. Partizani hyn në çdo kampionat për të fituar titullin. Duke dhënë maksimumin, mund të fitohet titulli i munguar. Nuk bëhen krahasime me vitet pasi çdo ekip ka veçoritë e veta dhe bukuritë e veta. Nuk krahasohet Bylykbashi para 15 vitesh me skuadrën sot. E rëndësishme është që të jepet maksimumi. Ende nuk kam parë një futbollist me karakteristika të ngjashme si unë. Mendoj por ende nuk ka një fantazist 10-sh siç kam qenë unë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency