Serie A

E shtunë magjike në Serie A, Juve-Napoli dueli për kreun

Juventus-Napoli. Dy skuadrat më të mira në Itali vitet e fundit, do të përballen me njëra tjetrën në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit italian. Vetëm tre pikë distancë i ndajnë ekipet, me Juven e cila është në krye me pikë të plota. Qoftë bardhezinjtë e qoftë të kaltrit, vijnë nga fitore të pastra në mesjavë.

Juve mundi 2-0 Bolognan në Torino, me golat e Paulo Dybala e Blaise Matuidi, por dhe Napoli nuk mbetet mbrapa, pasi mundi 3-0 Parmën, ku shënuan Lorenzo Insigne e Arkadiusz Milik me një dopietë. Pas 3 vitesh, ku tranjer ishte Maurizio Sarri, ekipi i jugut të Italisë ka ndryshuar fytyrë, me Carlo Ancelottin që dëshiron të sjellë kampionatin e ëndërruar prej vitesh tashmë. Ndërkohë, “Zonja e Vjetër”, ka dominuar Serinë A për disa sezone, e me mbërritjen e Cristiano Ronaldos, padyshim synimi kryesor është UEFA Champions League, por nuk dëshirojnë të injorojnë kampionatin italian, ku deri më tani kanë marrë vetëm fitore. Momenti i së vërtetës erdhi, kjo sfidë me siguri nuk do të vendosë fatet e një sezoni të tërë, por do të jetë kyçe për vazhdimin e tij.

A do t’ja dalë Ancelotti të thyejë hegjemoninë e Juventus?Emocionet e kësaj super ndeshjeje do të keni mundësinë ta ndiqni ekzluzivisht në ekranin e SuperSport, të shtunën në orën 18:00.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency