Mourinho mendon për veteranin e Chelsea-it për të forcuar mbrojtjen
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka nisur të planifikojë që tani merkaton e janarit, duke piketuar përforcimet që do të synojë për të përmirësuar skuadrën. Objektivi kryesor i portugezit është të “blindojë” repartin e mbrojtjes. Pasi dështoi në afrimet e Maguire, i cili rinovoi për një kohë të gjatë me Leicester dhe me Alderweireld që vendosi të qëndrojë te Tottenham, Mourinho ka hedhur sytë nga 32-vjeçari i Chelsea, Gary Cahill, të cilin e ka stërvitur gjatë kohës që drejtonte pikërisht “Blutë e Londrës”.



