Formula 1

Dominim i Mercedes në Sochi, Bottas befason Hamilton

Valteri Bottas befason Lewis Hamilton, megjithatë edhe provat zyrtare të Çmimit të Madh të Rusisë ishin një dominim total i Mercedes. Në Sochi, finlandezi Valteri Bottas regjistroi xhiron më të shpejtë me kohën e shkëlqyer 1 minutë 38 sekonda e 387 të mijtat. Disi më i ngadaltë Lewis Hamilton se shoku i tij i skuadrës me anglezin që do të ngjitet nga vendi i dytë në garën e kësaj të diele. Nga rradha e dytë do të nisen dy pilotët e Ferrarit, Vettel dhe Raikkonen të cilët ishin më shumë se gjysmë sekondi më të ngadaltë se Bottas. Zhgënjyen totalisht dy pilotët e Red Bullit Verstappen dhe Ricciardo që nuk u kualifikuan në sesionin e tretë dhe do të nisen në garën e nesërme nga pozicionet 11 dhe 12.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency