Lajme

Feronikeli e Llapi nuk gabojnë në shtëpi

Feronikeli mori një tjetër fitore sot, duke mposhtur me rezultatin 4-2 Lirinë e Prizrenit, rezultat që vijon ta mbajë në krye të tabelës së klasifikimit të IPKO Superligës.

Për skuadrën nga Drenasi shënuan Fazliu, Lladrovci, Zeka dhe Hoti, ndërsa prizrenasit ngushtuan rezultatin me anë të Qëndrim Gashit dhe Binishit.

Fitore mori edhe Llapi, që mposhti KEK-un e ngjitur rishtazi në ligën e më të mirëve, në Kosovë, me rezultatin 2-0 në sfidën e luajtur në Podujevë.

Alidemaj në pjesën e parë dhe Namani në të dytën shënuan për skuadrën nga Podujeva, e cila vijon të mbetet në ven din e dytë, me vetëm një pikë më pak se Feronikeli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency