Në hije te Man.United, Sanchez largohet në janar!
Aventurës së Alexis Sanchez te Manchester United po i vjen fundi shumë shpejt. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, sulmuesi kilian pritet të nxirret jashtë planeve të skuadrës nga Djajtë e Kuq dhe mund të largohet që në merkaton e janarit.Gjithçka vjen si rrjedhojë e formës së dobët që ka shfaqur Sanchez që nga momenti që është transferuar në Old Trafford, janarin e kaluar. Në merkaton e dimrit Sanchez që është edhe lojtari më i paguar në të gjithë Premier Leaguen me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën Manchester United.



