Tottenham hyn fuqishëm në merkato, bën pazar te PSV
Në merkaton e verës Tottenham theu një rekord në Premier League duke mos kryer asnjë lëvizje. “Gjelat” e Londrës duket se këtë periudhë “pushimi” e kanë shfrytëzur për të vëzhguar elementë të rinj dhe shumë cilësorë në kampionate të ndryshme të Europës dhe jashtë saj. Emrat interesantë nuk kanë munguar dhe së fundmi vështrimi është hedhur në kampionatin holandez, aty ku po spikat PSV Eindhoven dhe lojtarët e saj. Skuadra angleze ndjek jo një por dy lojtarë të kampionëve të Holandës dhe bëhet fjalë për Jorrit Hendrix dhe Steven Bergwijn, dy futbollistë cilësorë që kanë ndihmuar PSV të shpallet kampion sezonin e kaluar. Londinezët pritet të bëjnë një ofertë në merkaton e janarit për dy futbollistët, për t’i transferuar ata në ishull.



