Futboll

Surprizon Maradona, ja këshilla e tij për Messin

Gjithmonë njeri i vërtetë, ndonjëherë edhe shumë i drejtpërdrejtë. Diego Armando Maradona, trajner aktual i ekipit meksikan, Dorados de Sinaloa, kthehet të flasë siç vetëm ai di të bëjë. Fjalë të rëndësishme nga legjenda argjentinase, i cili i jep një këshillë të rëndësishme futbollistit që është konsideruar gjithmonë si pasuesi i tij, Lionel Messi:

“Mu duk pa kuptim zgjedhja e Scalonit, i cili nuk ja dha askujt numrin 10. Messi duhet t’ja jepte atij që luan si numër 10. Messi më suprizoi në Botëror, mendoja se do të ishte shumë i nervozuar me të gjithë, por ishte shumë i qetë. Do t’i këshilloja të mos kthehet më tek Argjentina, sepse në qoftë se gjërat shkojnë keq në kombëtare, faji i takon gjithmonë atij”.

Jo vetëm Messi, por Maradona foli edhe për tranjerin aktual të Argjentinës, Scaloni por dhe tranjerë të tjerë argjentinas, e sigurisht komentet ishin tipike të “El Pibe de Oros”, i cili nuk e ka fshehur kurrë që do të dëshironte të ishte përsëri tranjer i vendit të tij:

“Jemi të çmendur që e kemi lënë Kombëtaren në dorën e Scalonit. Nuk ka bërë asnjë gol për Argjentinën. Ai thotë se është gati, por nuk jam dakord. Nuk është në gjendje të menaxhojë situatën. Më pas tranjerë si Simeone, Gallardo e Pochettino duan lavdinë në Europë, jo vetëm paratë.”

Në aventurën e tij me Dorados, deri më tani Maradona ka marrë dy fitore e 1 humbje, duke e larguar për momentin ekipin e tij nga vendet e fundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency