Kategoria Superiore

Luftëtari–Kamza, 90 minuta për të shkelmuar krizën!

E mërkura sjell një përballje direkte ose një sfidë e etiketuar si finale e parakohëshme. Luftëtari–Kamza meriton për shumë arsye të etiketohet e tillë, duke nisur nga objektivi që mbetet i njëjtë, mbijetesa në elitën e futbollit shqiptar. Arsyeja e dytë është fakti që janë dy ekipe identike, duke parë dhe ecurinë në kampionat por edhe ndryshimet e bëra në javët e para. Luftëtari largoi sllovenin Kostic për t’i besuar stolin Gentian Mezanit, ndërsa Kamza largoi Bledar Devollin për t’i besuar Klodian Duros. Dy trajnerë me fizionomi të njëjtë pasi pëlqejnë të jenë gjithmonë në sulm për të dominuar kudnërshtarin. Por arsyeja kryesore se pse kjo quhet një finale është fakti se si bluzinjtë ashtu edhe kamzalinjtë kërkojnë të shkelmojnë krizën e rezultateve. Që nga ardhja e dy trajnerëve të rinj loja ka qënë në rritje por ajo që ka munguar ka qënë rezultati. Edicionin e kaluar Kamza shkaktonte surprizën në fazën e parë me fitoren në Gjirokastër ndërsa gjirokastritët do të mernin dy fitore në fazat pasardhëse për ta mbyllur edicionin me një barazim pa gola në fazën finale. Megjithatë ky 90- minutësh është shumë i rëndësishëm, pasi kush fiton largon përkohësisht krizën ndërkohë që do të fitojë edhe një duel direkt për mbijetesë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency