Merkato

Po mahnit në Serinë A, Piatek në orbitën e Barcelonës

Është sensacioni i momentit jo vetëm në Serinë A. Ka shënuar 8 gola në 6 takimet e para të Serisë A dhe vlera e tij në merkato është shumëfishuar. Referenca është për sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek, që është shndërruar në objektiv i skuadrave të mëdha, ku përfshihet edhe Barcelona. Sigurisht që është herët për të folur për një transferim të mundshëm të 23-vjeçarit në “Camp Nou”, por sikurse njoftojnë mediat pranë “blaugranave”, drejtuesit e klubit katalan po e vëzhgojnë me shumë interes ecurinë e polakut. Presidenti Preziosi shpenzoi vetëm 4 milionë euro gjatë merkatos së verës, për ta marrë nga Cracovia, ndërsa çmimi i tij pas vetëm 6 takimesh në Serinë A është 10-fishuar. Ndoshta edhe më shumë, sepse me këtë ritëm që po shënon polaku, klubet e mëdha nuk do të hezitonin për të shpenzuar shifra të mëdha.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency