Lajme

Botërori i femrave\Serbia e pandalshme, Brazili mposht Kenian

Ditën e mërkurë u luajtën ndeshjet e raundit të katërt, në kampionatin botëror të volejbollit për femra, që po zhvillohet në Japoni.
Serbia mundi pa probleme Kazakistanin 3-0 me sete, 18-25, 16-25 dhe 13-25. Lojtarja më e mirë për serbet ishte Milena Rasic, e cila shënoi plot 17 pikë, me 13 gjuajtje të sakta nga 15 të tentuara. Te Kazakistani pikët ishin të shpërndara, ndërkohë ajo që finalizoi më shumë ishte Yana Petrenko me 7 pikë. Aktualisht, ballkanaset gjenden në vendin e parë në Grupin D me pikë të plota e pa asnjë set të humbur. Serbia konsiderohet një nga favorit për fitimin e trofeut.
Një tjetër takim i Grupit D ishte ai mes Brazilit e Kenias. Edhe brazilianet arritën një fitore të lehtë me rezultatin 3-0 me sete, 13-25, 10-25 dhe 16-25. “Ylli” i këtij takimi për amerikanojugoret ishte Natalia Pereira me 12 pikë, ndërkohë që te kombëtarja afrikane formën më të mirë e shfaqi Emmaculate Cemtai me 9 pikë. Brazili gjendet në vendin e dytë në grup, 3 pikë pas Serbisë së vendit të parë, me të cilën ka humbur në ndeshjen direkte të hënën.
Sfidat më interesante të këtij Botërori do të keni mundësi t’i ndiqni në ekranin e SuperSport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency