Kategoria Superiore

Greca e Blazhevski shpëtojnë Ze Marian, Flamurtari bie në Laç, fiton Luftëtari

Tirana fiton 2-3 me Kastriotin në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë Krujë, duke i ofruar qetësi trajnerit Ze Maria në punën e tij. Greca dhe Blazhveski me një dygolësh mjaftuan për të mundur në transfertë ekipin më të dobët në Superiore, që me gjithë përpjekjet e shumta nuk arriti të shmangte disfatën e radhës, edhe pse arriti të shënonte dy gola.

Në fakt, skuadra e Plorit fillimisht dha përshtypjen që mund ta fundoste Tiranën, kur në minutën 30, Bardhi zhbllokoi takimin me portën e boshatisur.

Gjithsesi, Tirana reagoi shumë shpejt me Bedri Grecën, që vetëm 4 minuta më pas ktheu ekuilibrat në rezultat.

Tirana e shfrytëzoi në maksimum momentin pozitiv, duke realizuar edhe të dytin me Blazhveskin, që do të rezultonte vendimtar në këtë sukses të bardhebluve. Sulmuesi maqedonas shënoi të dytin personal në minutën e 73-të, kur pas një kundërsulmi shmangu edhe portierin Kuka, për  ta dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 81-të Marku shkurtoi diferencën në 2-3, edhe pse ky finalizim ishte për moviolë, me topin që e kishte kaluar lehtësisht vijën fatale, para se të largohej nga mbrojtje. Përfundimisht 2-3 në “Redi Maloku”, rezultat që i jep frymëmarrje Tiranës, ndërsa fundos Kastriotin në klasifikimin e përgjithshëm.

Flamurtari e ka të vështirë të kthehet ajo skuadër pretendente që u shfaq në ndeshjet e para të Superiores. Kuqezinjtë pësuan humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit, këtë herë 1-0 në fushën e Laçit. Goli që mori vlerë tripikëshe për kurbinasit u shënua nga Gjoni në minutën e 59-të.

Reagon pozitivisht edhe Luftëtari, që mori maksimumin e pikëve ndaj një rivaleje direkt si Kamza në Gjirokastër. Edhe në këtë takim u shënua vetëm një gol dhe mban firmën e Rapos në të 66-ën. Skuadra e Mezanit me këtë sukses mbetet në vendin e parafundit, por në kuotë të barabartë pikësh me Kamzën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency