Kategoria Superiore

Luftëtari rigjen qetësinë, Mezani: T’i largohemi sa më shpejt fundit

Pas një starti tejet negativ, me 4 humbje në 4 takimet e para, Luftëtari ndërroi trajner dhe tashmë nën drejtimin e Gentian Mezanit u deshën vetëm 3 ndeshje, që skuadra të braktisë fundin e renditjes, duke shkuar në 6 pikë.

Gjirokastritët mposhtën sot me rezultatin minimal Kamzën, duke treguar një sërë përmirësimesh në mënyrën e interpretimit të lojës, ndërsa tekniku vlonjat në intervistën për “Gol pas Goli” në Supersport, theksoi se duhet parë përpara, për t’iu larguar njëherë e mirë fundit të tabelës.

6 pikë në 3 ndeshje. Luftëtari po i ngjason ekipit të bukur të sezonit të kaluar…
Nuk është se kemi gjetur ndonjë formulë, pasi kemi fituar një ndeshje, por jemi gjithmonë nën tension. Kemi humbur shumë pike dhe kjo fitore na dha qetësi, por vazhdojmë të jemi në presion, pasi një fitore të ngre lartë, por një humbje të ul poshtë. Lojtarët që janë të dëmtuar, janë të rëndësishëm për skuadrën, por duhet pak kohë që të hyjnë në lojë me ritmin e grupit. Pa diskutim që mezi i presim, pasi stolin e kam me çuna të rinj. Jam shumë i kënaqur me pjesën tjetër të skuadrës.

Deri ku mund të shkojë Luftëtari?
Objektivi jonë është të largohemi sa më shpejt nga fundi i renditjes. Më pas do të jetë koha, që do të tregojë sa mirë do punojmë dhe deri ku mund të shkojmë.

Në repartin e mbrojtës është shtuar një forcë si Rustem Hoxha, që i ka dhënë një stabilitet lojës së skuadrës…
Është shumë e vërtetë. Skuadra është në ekuilibër në mbrojtje. Nuk është vetëm Hoxha, por është dhe Janiçic, që ka bërë një ndeshje mjaft të mirë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency