Merkato

U eklipsua nga Jorginho, Fabregas mendon largimin nga Chelsea

E ardhmja e Cesc Fabregas është gjithnjë e më larg Chelsea-t. Sipas mediave britanike, mesfushori katalan nuk është i kënaqur me minutazhin e paktë në këtë fillim sezoni, pasi trajneri Maurizio Sarri preferon benjaminin e tij, Jorginho. Duke marrë parasysh kontratën që përfundon në qershor, spanjolli po vlerëson seriozisht mundësinë e largimit nga blutë e Londrës. Gjatë merkatos së verës Milani shfaqi interes për 31-vjeçarin, por mes palëve asnjëherë nuk nisën bisedimet. Nuk përjashtohet mundësia që spanjolli të largohet nga “Stamford Bridge” që në janar, sigurisht nëse palët do të vlerësojnë të arsyeshme ndarjen e parakohshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency