Kategoria Superiore

Sulmi nuk funksionon, Duro nuk po gjen “receten” e duhur

3 ndeshje asnjë gol i shënuar 3 të pësuar 0 pikë , kriza  ka pushtuar Kamzën. Pavarësisht se loja sidomos në takimet ndaj Kukësit e Laçit nuk ka qënë për t’u flakur, rezultati është mbret i futbollit.

Humbja në Gjirokastër ka shqetësuar në çdo skaj ambjentin e klubit nga periferia e kryeqytetit, natyrisht mungesat patën ndikimin e tyre, por problemet shkojnë përtej mos pranisë në fushë të disa lojtarëve kryesorë.

Trajneri Klodian Duro dha një mesazh të qartë në sfidën me Luftëtarin. në stol ai që u prezantua si një nga afrimet kryesore Nestor Martinena, në fushë 17-vjeçari Jeton Krasniqi i cili vetëm pak muaj më parë kishte fituar kampionatin e para të rinjve me Besën. Do të luaj ai që e meriton tha tekniku dhe për momentin vëllai i vogël i sulmuesit të Skënderbeut Blerim Krasniqi ka më shumë kredite se Martinena.

Në përfundim të takimit zhgënjimi dukej qartë në fytyrën e trajnerit i cili i lëshoi jë shigjetë atij reparti të cilin e mendonte si pikën më të fortë por po kthehet në “thembrën e akilit”.

Kampionati është ende i gjatë dhe objektivi Europë është ende i realizueshëm, megjithëse për momentin edhe ta mendosh Europën duket utopike.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency