Peshëngritje

Kampioni i Europës shpallet qytetar nderi në Cërrik

Kampioni i trefishtë i Europës në peshëngritje, Briken Çalja ka marrë titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Cërrikut, i dhënë nga Këshilli Bashkiak me motivacionin për arritjen sportive ndërkombëtare për 3 medaljet e arta në kampionatin europian të këtij viti, si një rezultat rekord në historinë e peshëngritjes shqiptare.

Çmimi, Brikenit i është dhënë nga vet kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska. “Ndihemi të nderuar edhe ne si Federatë, që po vlerësohen sportistët tanë”, tha Dhori Masllavica, president i Federatës së Peshëngritjes.

“Ky vlerësim i plotëson edhe më shumë medaljet e mia, që besoj se do ta çoj deri në fund me përkushtim këtë vlerësim. Doja të falënderoja jashtëzakonisht kryetarin e Bashkisë, Altin Toska, Këshillin Bashkiak për vlerësimin që më dhanë, por edhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në ditët e mia më të vështira, sepse janë pikërisht ato që më kanë sjellë pikërisht këtu ku jam sot”, tha peshëngritësi Briken Çalja.

Kanë kaluar rreth 6 muaj që kur Çalja u shpall kampion Europe dhe Ministria e Sportit ende nuk e ka pritur për ta falënderuar, ndërkohë që i është mohuar deri më tani një shpërblim prej të paktën 4 milionë lekësh, që i takojnë në bazë të ligjit shqiptar për arritjet sportive.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency