Premier League

Liverpool-Manchester City, me rekord shikueshmërie

Ndeshja e shumëpritur mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt, që do të zhvillohet këtë të diel, do të jetë në dispozicion për t’u parë nga plot një miliard njerëz anembanë botës, sipas një statistike të publikuar nga vetë Premier League.

Kjo ndeshje është më e forta e kampionatit anglez deri në këtë fazë të edicionit të sivjetshëm, me kampionët në fuqi të Cityt që gjenden në krye të renditjes, por vetëm falë golaverazhit kalon “të kuqtë” e Liverpoolit.

Të dy klubet kanë një shtrirje globale dhe burimet kanë thënë se ndeshja është programuar të transmetohet në 179, nga 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Biletat për ndeshjen në stadiumin “Anfield Road” janë shitur që të gjitha, por raportohet se disa prej tyre janë rishitur në treg të zi duke nisur nga 300 paund më e pakta, e thënë ndryshe nga 5-fishi i çmimit real.

Sfida Liverpool-Manchester City do të startojë në orën 17:30 të së dielës dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Supersport, për të gjithë shqiptarët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency