Nurmagomedov triumfon me kaosit, McGregor në tapet!
Në Las Vegas feston një rus. Khabib Nurmagomedov fitoi duelin e vitit në artet marciale ndaj irlandezit Connor McGregor. Suksesi i 27-të në karrierë për luftëtarin nga Dagestani i cili bëri të tijin titullin e UFC falë një lëvizjeje mjeshtërore në raundin e 4-ët. Nurmagomedov ishte favorit dhe me meritë ja doli ndërkohë që rikthimi i Conor McGregor në UFC nuk ishte ai që irlandezi priste me këtë të fundit që u largua nga ringu kokëulër. Megjithatë edhe pse pritshmëritë dhe interesi për këtë sfidë ishte i jashtëzakonshëm nga e gjithë botë, në fund mesazhi që u përcoll nuk ishte për notën 4. Gjithçka degradoi në sherr. Përleshje brenda dhe jashtë kafazit, aq sa për arsye sigurie Nurmagomedovit nuk iu dha medalje para publikut. Për arsye sigurie u vendos që luftëtari rus të linte arenën e luftimit. Edhe pse këmbënguli që t’i jepej rripi aty, policia i shpjegoi se nuk mund ta bënte diçka të tillë, pasi turma ishte e tërbuar. Nurmagomedov u shpreh se ishte i gatshëm të shkonte edhe në burg nëse kish bërë diçka gabim gjersa u bind dhe më pas së bashku me forcat e sigurisë dhe Policinë la kafazin. 18 mijë fansat e pranishëm T-Mobile Arena të Las Vegasit u tmerruan nga skenat e dhunës në fund, një nga momentet më të shëmtuara ishte edhe ai kur miqtë e Nurmagomedov hynë në ring për të sulmuar Connor McGregor. Rusi edhe pas kësaj ndeshjeje mbetet i pamposhtur me 27 fitore dhe asnjë humbje ndërkohë që për McGregor kjo ishte disfata e 4-t në karrierë në UFC, i rikthyer pas një mungese 2-vjeçare.














