FA nis hetimet, Murinho rrezikon pezullimin për fjalët e tij fyese
Nuk ka paqe për Jose Mourinhon. Pas fitores me përmbysje të Manchester United ndaj Newcastle, me rezultatit që nga 0-2 shkoi në 3-2 në minutat shtesë, ndaj portigezit ka nisur një hetim nga Federata e Futbollit për frazat fyese të trajnerit në përfundimit të takimit të “Old Trafford”
Lëvizja e buzëve të Mourihnos, e transmetuar nga televizionet në të gjithë botën, në momentin kur po dilte nga fusha, e kanë detyruar institucionin më të lartë të futbollit në Angli ta çojë çështjen për shqyrtim në komisionet përkatëse.
Portugezi rrezikon nga gjobë në disa ndeshje pezullim.
Premier League do të kthehet më 20 tetor, pas pauzës së shkurtër për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, duke ofruar menjëherë disa supersfida. Në “Stamford Bridge” Chelsea i Maurizio Sarrit do të presë Liverpoolin në duelin e kryesuesve, ndërsa në Manchester, pikërisht në “Etihat”, do të zhvillohet derbi i madh mes City-t dhe United. Nëse Federata e Futbollit do të vendosë para kësaj date hetimet dhe do ta dënojë me pezullim Mourinhon, atëherë nuk do të mund të qëndrojë në pankinë në derbi.



