Merkato

“Derbi” italian mes Romës e Napolit për Piccinin

Mbrojtësi i Valencias, Cristiano Piccini, mund të transferohet në Itali. 26-vjeçari, i cili karrierën e tij e ka zhvilluar më së shumti në Spanjë dhe Portugali, po vëzhgohet nga skuadrat e mëdha të Serisë A, ku Roma e Napoli janë më të interesuarat për futbollistin. Drejtori sportiv i verdhekuqve, Monchi, e pëlqen shumë futbollistin, por më parë klubi nga “Trigoria”, duhet të zgjidhë të ardhmen e Rick Karsdorp, i cili nuk preferohet shumë nga trajneri Eusebio Di Francesco. Kështu Piccini shihet si një mundësi e mirë. Sa i takon Napolit, të kaltrit, duke parë kërkesat e shumta në drejtim të Hysajt, nuk duan të jenë të papërgatitur dhe Cristiano Piccini mund të jetë një alternativë e mundshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency