Serie A

Lënë kombëtaret respektive dhe rikthehen në Milano 3 futbollistë të Interit

Pas 6 fitoreve radhazi, Luciano Spalletti po punon me një grup të reduktuar lojtarësh, për shkak të angazhimit të disa të tjerëve me kombëtaret respektive, për të përgatitur ndeshjen derbi ndaj Milanit, në plan për t’u luajtur më 21 Tetor.

Gjithsesi lajmi i mirë për Luciano Spallettin ,është se 3 nga lojtarët e grumbulluar paraprakisht në kombëtaret respektive, janë rikthyer sërish në Milano, pasi është vlerësuar se nuk kanë gjendjen e duhur fizike.

Bëhet fjalë për mbrojtësin italian Danilo D’Ambrosio dhe dy kroatët, Sime Vrsaljko dhe Marselo Brozoviç, të cilët u paraqitën në grumbullim dhe pasi u vizituan nga mjekët respektivë, u vendos që të rikthehen sërish në Milano.

Ky është një lajm mjaft i mirë për trajnerin e Interit, pasi tashmë stafi mjekësor zikaltër do të punojë me qetësi, për t’i rikuperuar plotësisht 3 futbollistët dhe për t’i vënë në dispozicion për ndeshjen derbi të 21 Tetorit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency