Futboll

Mancini i gëzohet rikthimit të Verrattit dhe zbulon skemën për Ukrainën

Roberto Mancini doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes miqësore që Italia e tij do të luajë në Gjenova përballë Ukrainës, mbrëmjen e të mërkurës.

Tekniku italian foli për gjendjen e skuadrës në prag të miqësores, ndërsa bëri edhe një bilanc për atë çfarë ka ndodhur gjatë periudhës nga grumbullimi i shtatorit, deri tani.

“Gjatë këtij muaji kemi marrë konfirmimin se Insigne ka ndërruar pozicion dhe po shënon shumë, se Bernardeschi po rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe se Verrattin do ta kemi gati. Do të jetë një ndeshje ku përveç fitores, do të kërkojmë edhe të konsolidojmë lojën tonë” deklaroi tekniku i Italisë.

Sa i përket rreshtimit, Mancini duket se do të këmbëngulë te skema 4-3-3, teksa këtë herë shpreson që prania e Verrattit të shtojë më shumë cilësinë në mesin e fushës.

“Besoj se duhet të këmbëngulim në gjetjen e ekuilibrave dhe me rikthimin e Verrattit, pres më shumë cilësi në mesfushë, ndërsa edhe këtë herë do të luajmë me skemën 4-3-3. Në portë do të luajë Donnarumma, ndërsa në repartet e tjera do të shohim, duke menduar edhe për ndeshjen me Poloninë. Jam kurioz të shoh Barrellën në fushë, pasi me Cagliarin po paraqitet vërtetë mirë”, u shpreh Mancini.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency