Kombëtare

Lila lë grumbullimin dhe niset me urgjencë drejt Janinës

Mesfushori tashmë veteran i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila ka lënë grumbullimin e kuqezinjve të Panuccit, në prag të ndeshjes që do të zhvillohet në Ber Sheva, ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kavajasi është nisur menjëherë drejt Janinës, ku edhe luan me skuadrën e këtij qyteti, pasi bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit, vajzën që do të mbajë emrin Axa.

Burime pranë Kombëtares Kuqezi thonë se lojtari ka marrë një lejë 24-orëshe, dhe duhet të rikthehet sërish nesër, për t’u vënë në dispozicion të Panuccin, por gjithçka mbetet për t’u parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency