Java e 9-të luhet në 3 ditë, mbyllet me Flamurtari-Tirana
Java e 9-të e Kategorisë Superiore që është njëkohësisht edhe java e fundit për fazën e parë do të zhvillohet në 3 ditë por me një ndryshim plani pasi nuk do të fillojë të premten siç ishte përcaktuar fillimisht por të shtunën, pasi sfida Flamurtari-Tirana që ishte në program të premten do të luhet të hënën e 22 tetorit. Të shtunën në orën 14:00 do të luhen dy sfidat e para të javës së 9-të që janë Kastrioti-Kukësi dhe Laçi-Teuta. E dielë vjen me dy përballje të tjera shumë interesante pasi do të zbresin në fushë dy skuadrat kryesuese. Në orën 14:00 në Korçë, Skënderbeu pret Kamzën ndërsa në orën 17:00 në kryeqytet, Partizani sfidon Luftëtarin. Për shkak të kushteve jo të mira të fushës në qytetin e Vlorës, ndeshja Flamurtari-Tirana është spostuar të hënën në orën 18:00.



