Një princ saudit kërkon të blejë Manchester Unitedin
Periudha e familjes Glazer nën drejtimin e Manchester Unitedit mund të ketë përfunduar tashmë, pasi skuadra prej kohësh nuk po arrin nivelet e pritshmërive dhe investimet duket së nuk janë konkurruese me disa prej ekipeve në Europë.
Sipas tabloidit britanik “the Sun”, është pikërisht Princi i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, ai që ka kërkuar informacion për blerjen e klubit të Manchesterit.
Ky i fundit nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të investuar në futboll, por këtë herë ka bërë edhe hapa konkretë, në drejtim të blerjes së “djajve të kuq”.
Gjithsesi për mediat angleze, negociatat mbeten të vështira, pasi familja Glazer nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Manchester United, pa të paktën 3.4 miliardë euro.



