Dybala qetëson juventinët, gati për ndeshjen e radhës
Në sfidën mes Brazilit dhe Argjentinës, zhvilluar në Arabinë Saudite, Paulo Dybala zhvilloi vetëm 59 minuta lojë, për të dalë më pas me probleme në gju, ndërsa rriti shqetësimin te drejtuesit e klubit të Juventusit.
Gjithsesi ylli argjentinas është rikthyer në Torino dhe sot është stërvitur plotësisht me grupin, duke befasuar, pasi gëzonte një formë mjaft të mirë dhe gjuri nuk e shqetësonte aspak.
Ky është një lajm mjaft i mirë për Massimiliano Allegrin, pasi do të mund të ketë në dispozicion një nga futbollistët më në formë, në prag të turit të forcës, ku do të luajnë 6 ndeshje në rreth 20 ditë.



