Premier League

Emery “driblon” Ramseyn: Duhet të ruajmë hapin e të mëdhave

Pas vështirësive të fillimit, ku morri përsipër barrën e rëndë për të zëvendësuar Arsene Wenger, Unai Emery ka pasur një ecuri shumë pozitive me Arsenalin e tij. Pas suksesit 5-1 kundër Fulham, që ishte gjithashtu fitorja e 9 radhazi nën drejtimin e trajnerit spanjoll, Emery deklaroi se ka ende shumë punë për tu bërë, pavarësisht se tifozët po fillojnë të ëndërrojnë, duke kujtuar kohërat e arta të klubit londinez.

“Mendoj se duhet të përmirësohemi akoma më shumë. Tifozët mund të shijojnë arritjet e skuadrës, por ne duhet të përballemi me realitetin çdo ditë. Kundër Fulham morëm një rezultat mjaft të mirë, por mendoj se mund të kishim bërë më shumë në 45 minutat e para. Duhet të mbajmë hapin e ekipeve më të mira të Premier League, nëse dëshirojmë suksesin”, tha trajneri spanjoll.

Emery foli gjithashtu edhe për një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së tij, Aaron Ramsey. Uellsianit, të cilit i skadon kontrata verën e ardhshme, është përfolur për një largim që në janar nga “Topçinjtë”, por Emery ka dribluar me kujdes pyetjen për mesfushorin, duke krijuar akoma më shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij.

“Janari është ende larg, ndaj fillimisht po mendoj për ndeshjen e së hënës. Dëshiroj që çdo futbollist të jetë i gatshëm dhe me mentalitetin e duhur për ndeshjen e radhës, vetëm kështu mund të fitohet. Nuk mund të flas për diskutime individuale tani, siç e thashë ka ende kohë”, u shpreh Emery.

Takimi i ardhshëm për Arsenal do të jetë kundër Leicester, një klub i cili i ka hapur gjithë një probleme londinezëve. Aktualisht, ekipi i Emery gjendet në vendin e 4 në kampionat, me pikë të barabarta me Tottenham, e 2 pikë mbrapa kryesuesve të Manchester City, Chelsea dhe Liverpool.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency