Premier League

Hazard ndryshon qëndrim: Pse jo, te Chelsea deri në fund të karrierës

Eden Hazard foli sërish për të ardhmen për Sky Sports duke theksuar se nuk i duhet më patjetër të transferohet në ligën spanjolle dhe se do ta ishte mjaft i lumtur t’i jepte fund karrierës në Chelsea.

Sulmuesi belg më parë e kishte konsideruar transferimin e mundshëm në Real Madrid si ëndërr të fëmijërisë. Madje raportohej se Reali po e përgatiste një ofertë për të për afatin kalimtar të janarit. Por duket se situata ka ndryshuar për mesfushori, ai ka pohuar tani se nuk është problem për të edhe nëse kalimi në Spanjë nuk ndodh.

“Mund të qëndroj te Chelsea deri në përfundim të karrierës. Jam i lumtur me këtë klub dhe familjen e kam këtu. Prandaj, nëse nuk shkoj në Spanjë, nuk është problem. I dua tifozët dhe mendoj se edhe ata më duan mua. Çfarëdo që ndodhë në të ardhmen, do të jem i lumtur, kaq kisha”.

Ndërkohë, Chelsea planifikon t’i ofrojë Hazardit ofertë marramendëse për rinovimin e kontratës, për ta larguar interesimin e Real Madridit për të. Klubi londinez është i interesuar ta bëjë belgun lojtarin më të paguar në Premier League me pagë vjetore prej 18 milionë euro.

Në Angli besojnë se negociatat për ripërtëritjen e kontratës së tij aktuale, e cila skadon në vitin 2020, do të nisin para Krishtlindjes.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency