Siguroi kualifikimin në Kupën e Afrikës, Tunizia shkarkon trajnerin
Vetëm pak ditë pasi Tunizia siguroi kualifikimin për në Kupën e Afrikës, që do të zhvillohet në janarin e ardhshëm në Kamerun, Federata vendase vendosi të shkarkojë trajnerin Faozi Benzarti.
Performanca negative e skuadrës, rezultatet e këqija, stërvitjet e papërshtatshme dhe marrëdhëniet jo të mira me lojtarët, kanë qenë në listën e arsyeve që ka renditur Federata në njoftimin e shkarkimit.
Faozi Benzarti është 68-vjeçar tunizian, që ka një karrierë thuajse 40-vjeçare si trajner, duke drejtuar klube të ndryshme tuniziane, por edhe afrikane, ndërsa regjistron edhe një eksperiencë si trajner i Libisë.



