Premier League

Mourinho “fal” ndihmësin e Sarrit: Është i ri, të mos i prishim karrierën

Chelsea-Manchester United vazhdon “të luhet” edhe jashtë fushës së blertë. Sipas “Daily Mail”, Federata e Futbollit ka nisur procedimin disiplinor për Marco Iannin, bashkëpunëtorin e trajnerit të Chelsea-t, Maurizo Sarri, me akuzën e sjelljes jokorrekte, duke provokuar pankinën e “Djajve të Kuq” pas shënimit të golit të 2-2 në minutat shtesa nga blutë e Londrës. Më i pabesueshëm është fakti që Ianni nuk ka patur leje për të qëndruar në brendësi të zonës teknike.

FA i ka kujtuar gjithashtu trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, kodin e sjelljes, duke iu referuar reagimit të tij si përgjigje ndaj provokimit të Iannit.

Gjithsesi, trajneri luzitan, çuditërisht, ka dhënë një apel në mbrojtje të bashkëpunëtorit të Sarrit:

“Dua të falënderoj Sarrin dhe Chelsea-n për qëndrimin korrekt dhe nuk mendoj se Ianni meriton të ndëshkohet më shumë. E ka kuptuar që ka gabuar dhe kërkoi falje. Shpresoj që të gjithë të bëjnë atë që po bëj unë: të mos shkatërrojmë karrierën e një të riu, ndoshta një djalë i zoti dhe një trajner me shumë potencial. Për mua historia u mbyll në momentin që kërkoi falje. Le ta lëmë të punojë, të gjithë gabojnë, madje edhe unë kam bërë shumë gabime në të shkuarën.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency