Futboll

Njihuni me përfaqësuesen e DigitAlb në futboll

Luhet futboll në arena profesioniste, por luhet edhe në arena amatore. Për të tretin vit në Shqipëri zhvillohet “Liga e Biznesit 2018-2019”, një kompeticion kombëtar amator i futbollit që grumbullon skuadra të sipërmarrjeve private.

Liga, pjesë e së cilës është edhe skuadra e DigitAlb, ndahet në dy grupe. Gjithsej janë 24 ekipe që ndeshen mes tyre për trofeun e përvitshëm. Ky event grumbullon skuadra nga të gjitha llojet e biznesit dhe sipërmarrjes. Aktiviteti nisi më 15 tetor dhe zhvillohet në kompleksin Loku nën kujdesin aktorit të humorit Bes Kallaku.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency