Ylli i Fiorentinës në shënjestrën e klubeve të mëdha
Jordan Veretout është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Fiorentinës në këtë fillim sezoni. Paraqitjet e mira të francezit, nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së klubeve më të mëdha të Seria A si Inter, Juventus dhe Milan apo dhe të gjigandëve francezë të Lyon dhe Marseille. Me hapjen e merkatos, pritet të ketë një “betejë” për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit, por nuk do të jetë e lehtë për ta shkëputur mesfushorin nga klubi vjollcë, për shkak të vlerës së kartonit të tij, rreth 25 milionë euro. Edhe gjatë merkatos së kësaj vere, Marseille dhe Lyon tentuan të nisnin negociatat me italianët, por ata refuzuan çdo ofertë.



