Futboll

De Biasi: Refuzova Armeninë, dua një projekt serioz

Gianni De Biasi ka refuzuar ofertën e Federatës Armene të Futbollit, pasi nuk është bindur nga projekti. E zbulon vetë ish-trajneri i Shqipërisë në një intervistë për mediat italiane, ku pyetet për kampionatin italian.

“Jam takuar me Federatën e Armenisë, por e refuzova ofertën. Kam dëshirë të kthehem me një projekt serioz, ku kam mundësi të jap më të mirën time. Nuk ka rëndësi nëse është klub apo kombëtare. Kam patur disa telefonata, por nuk mund t’i them po të parës së më vjen.”

I pyetur nëse drejtuesit e Chievos kanë i kanë bërë ofertë, De Biasi u përgjigj duke lënë të kuptuar se diçka ka ndodhur.

“Nuk më kujtohet.”

I shquar si analist në televizionet italiane, ish-trajneri i Shqipërisë komentoi ndalesën e parë të Juventusit.

“Nuk mund të them se kampionati ka qenë i mbyllur dhe u hap me këtë barazim të Juventusit. Bardhezinjtë në realitet janë dominues për atë që tregojnë në fushë dhe organikën që kanë. Juvja ka treguar aftësinë për t’u rinovuar dhe synuar gjithnjë më lart. Largimi i Gattusos? Do të ishte i parakohshëm. Rino duhet të mësohet me këto zëra, janë pjesë e profesionit. Ka një skuadër të mirë, por që të ketë një tjetër mentalitet.”

De Biasi foli edhe për garën në Serinë B, duke veçuar paraqitjet e Pescarës, që sipas tij ka lojtarë cilësore, si kuqeziun Memushaj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency