Serie A

Drejtuesit e Milanit takojnë menaxherin e Ibrës dhe konfirmojnë Gattuson

Dy drejtuesit e Milanit, Paolo Maldini dhe Leonardo kanë takuar mesditën e sotme menaxherin e Zlatan Ibrahimoviç, napolitanin Mino Raiola.

Palët kanë drekuar së bashku në një restorant në qendër të Milanos, ndërsa mësohet se është diskutuar për rinovimin e kontratës së mesfushorit Giacomo Bonaventura.

Drejtuesit e Milanit kanë kërkuar gjithashtu informacion edhe në lidhje me mundësinë për të transferuar gjigantin suedez te kuqezinjtë, në muajin janar.

Megjithatë, në dalje nga takimi, Leonardo nuk komentoi asgjë rreth takimit, por foli vetëm për të ardhmen e Gattusos, duke e konfirmuar teknikun në stolin kuqezi.

“Nuk kemi kontaktuar asnjë trajner tjetër për stolin e Milanit, pasi jemi të kënaqur me punën që po bën Gattuso. E ardhmja e tij do të jetë Milani dhe trajneri ynë do të jetë Gattuso, ndaj mos krijoni skenare të kota”, deklaroi braziliani për mediat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency