Martial refuzon rinovimin me Man.United, të mëdhatë e Europës fërkojnë duart!
Mediat angleze bëjnë me dije se Anthony Martial ka refuzuar ofertën e Manchester United për rinovimin e kontratës. Gjatë verës që shkoi, trajneri Jose Mourinho dëshironte ta shiste francezin, por ishin drejtuesit e klubit ata të cilët dolën kundër një vendimi të tillë, duke e mbajtur Martial në “Old Trafford”. Për të mos lejuar largimin e 22-vjeçarit, pasi kontrata e tij përfundon më 2019 me opsion për një tjetër vit, drejtuesit i kanë ofruar një marrëveshje të re, e cila me sa duket nuk është pranuar nga vetë futbollisti. Gjithsesi diskutimet mes palëve pritet të vazhdojnë.



