Derbi londinez për Almiron
Derbi londinez mes Arsenal dhe Tottenham në merkato. “Topçinjtë” dhe “Gjelat” do të përballen me njëra-tjetrën në merkaton e janarit për të siguruar shërbimet e talentit të Atlanta United në MLS, Miguel Almiron. 24-vjeçari nga Paraguai prej kohësh ndiqet nga Arsenal, por një ofertë e bërë së fundmi nga Tottenham prej 25 milionë eurosh, duket se ka bindur drejtuesit e klubit amerikan për të lenë të lirë mesfushorin. Almiron, u transferua në vitin 2017 nga Lanus te Atlanta United për 7.5 milionë euro, ndërkohë që ai konsiderohet si një nga talentet më të mirë në MLS.



