Eredivisie

Ajax-Feyenoord, “Der Klassikier” ndez futbollin holandez

Ndeshja më legjendare e futbollit holandez është ajo mes Ajaxit dhe Feyenoordit. “De Klassikier” do të zhvillohet në “Johan Cruyff Arena” në orën 14:30 dhe si gjithmonë spektakli është i garantuar. Aktualisht Ajaxi mban vendin e dytë në kampionat, ndërkohë skuadra nga Roterdami gjendet një vend më poshtë, me 2 pikë më pak.

Pavarësisht se PSV po zhvillon një kampionat veçmas nga të tjerët, kjo sfidë do të jetë e rëndësishme edhe për ecurinë e këtyre ekipeve në Eredivisie. Të dyja skuadrat vijnë nga fitore të pastra nga fundjava që shkoi, ku ekipi i Ten Hag mposhti 0-4 Heerenveen, ndërkohë Feyenoordi mundi 3-0 në shtëpi Zwollen.

Një sfidë jo vetëm mes 2 prej klubeve më të rëndësishme holandeze, por dhe mes dy sulmuesve më të mirë që ka prodhuar ky vend vitet e fundit. Klaas-Jan Huntelaar dhe Robin Van Persie do të kërkojnë të jenë vendimtarë në ndeshjen më të rëndësishme të Eredivisie. Nuk është nja klasike dosido, por e 190-a në histori mes këtyre dy klubeve. Ajaxi numëron 84 fitore e Feynoordi 58.
Ajaxi kundër Feyenoordit, Huntelaar kundër Van Persie, Den Tag kundër Van Bronckhorst. As më pak e as më shumë, por në “Johan Cruyff Arena”. Një derby që nuk duhet humbur, pasi loja spektakolare dhe sulmuese e holandezëve nuk di të zhgënjejë kurrë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency