Merkato

PSG planifikon të rikthejë në Ligue 1 Issa Diop

Pas vetëm një sezoni në Premier League, Issa Diop pritet të largohet nga West Ham, jo sepse ka zhgënyer, por sepse po impresionon. Për gjigantin francez të mbrojtjes është Paris Saint Germain që synon ta rikthejë në kampionatin francez, duke paguar dyfish për lojtarin, i cili u ble për 25 milionë euro nga Hammers-at. Diop është i pazëvendësueshëm për Pellegrinin, por përpara një oferte prej 50 milionë paundësh klubi nuk mund të rezistojë, pavarësisht se për të ka interes edhe nga klube të tjera, që nuk mund të paguajnë aq shumë për 21-vjeçarin.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency