Matija Nastasic, zgjidhja e Romës për mbrojtjen shihet nga Gjermania
Roma është vënë në kërkim të një mesfushori qendre për merakton e janarit, por jo vetëm, pasi verdhekuqtë dëshirojnë të përmirësojnë edhe mbrojtjen, pasi kërkojnë më shumë garanci nga alternativat që ka në dispozicion trajneri Di Francesco. Emri që përflitet prej kohësh në ambientet e Trigorias është Matija Nastasic, i cili aktualisht aktivizohet te gjermanët e Schalke 04, më të cilët ka një kontratë deri në vitin 2022. 25-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e italianëve, pasi mund të aktivizohet në rolin e mbrojtësit të majtë.



