Skuadrat e mëdha nuk gabojnë kalojnë në fazën e 1/8-ave
Në kampin e Bayernit të Mynihut duket se është rikthyer qetësia, me disa fitore radhazi, ndërsa mbrëmjen e sotme, skuadra siguroi edhe kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Gjermanisë.
Bavarezët e drejtuar nga Niko Kovaç, arritën të fitojnë me rezultatin 1-2 në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj Rodinghausenit, që militon në kategorinë e 4-t gjermane.
Wagner dhe Muller shënuan për bavarezët, në minutat 8’ dhe 13’, ndërsa vendasit rihapën takimin në fillim të pjesës së dytë me Meyer, por nuk arritën të bëjnë befasinë.
Kualifikim siguruan edhe Hertha e Berlinit e Wolfsburgu, të cilat eliminuan përkatësisht Darmstadin dhe Hannoverin, në sfida që i luajtën në transfertë.



