Football Leaks zbulon skandalin/ PSG dhe Man. City kanë anashkaluar Fair Play-n Financiar
Dokumentet e reja të Football Leaks, të botuara nga Mediapart gjatë ditës së sotme, kanë hedhur “re të forta mbi qiellin” e UEFA-s, në lidhje me mënyrën se si kjo e fundit ka menaxhuar Fair Play-n Financiar ndaj Manchester City-t dhe Paris Saint Germain.
Kontrata sponsorizimi të retrospektivës, injorim i raporteve dhe analizave të specialistëve, dhe organe kontrolli të kapura: Janë këto dokumentet që “gozhdojnë”raportet e UEFA-s, në mënyrë të veçantë me klubin francez të PSG-së.
Protagonistë të kësaj historie janë ish kreu i UEFA-s, Michel Platini dhe kreu aktuali i FIFA-s, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, të cilët kanë lejuar dy klubet të përballen me dënime minimale për mosrespektim të Fair Play-t Financiar.
Të dy klubet, pra PSG dhe Manchester City kanë shkelur rëndë Fair Play-n Financiar ndër vite dhe në më shumë se një rast kanë qenë në prag të përjashtimit nga garat europiane, por ia kanë hedhur paq, falë faktit që drejtuesit e lartë të UEFA-s atëherë, kanë “mbyllur në sy” dhe kanë aplikuar vetëm gjoba simbolike.



