Kategoria Superiore

Vijon dueli në distancë për kreun, përplasen dy limitet, spikat Partizani-Kamza

E shtuna është dita e skuadrave kryesuese në Kategorinë Superiore. Java e 11-të do të kulmojë sot me tre sfidat e fundit të këtij raundi, ku spikat padiskutim dueli mes Partizanit dhe Kamzës. Në orën 17:00 të kuqtë e Gegës do të sfidojnë në Selman Stërmasi skuadrën e Klodian Duros i cili në rast humbjeje mund të shkarkohet nga detyra si pasojë e rezultateve të dobta pasi në 7 ndeshje në drejtimin e Kamzës ka grumbulluar vetëm 5 pikë. Partizani rigjen Lorenc Trashin i cili është falur nga trajneri Gega dhe do të jetë titullar sot. Objektivi i 15-herë kampionëve është rikthimi i menjëhershëm te fitorja për të hedhur pas krahëve disfatën ndaj Skënderbeut dhe për të mos humbur terren ndaj korçarëve që kanë një ndeshje më të lehtë në letër. Në shtëpi Skënderbeu pret Kastriotin e vendit të fundit me trajnerin Shehi që pritet të bëjë edhe pak rotacion duke i dhënë mundësinë lojtarëve si Lulaj, Kaba Sambou, Guedj, Hoxhaj dhe John të aktivizohen titullarë. Fitorja gjithsesi është mision i vetëm i Skënderbeut ndërsa Kastrioti në krahun tjetër kërkon pikët e para me trajnerin Nica në stol. Dita do të hapet me duelin e orës 14:00. Në Gjirokastër Luftëtari do të presë Laçin, me Mezanin që do të ketë përballë ish skuadrën e tij për t’i vendosur një tjetër stërkëmbësh Laçit, që vjen pas dy humbjeve radhazi dhe ka humbur edhe trajnerin. Të treja tjera takimet si zakonisht do të keni mundësi t’i ndiqni live në ekranin e Supersport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency