Premier League

Një shqiptar, njeriu i ndeshjes në Arsenal-Liverpool

Arsenali dhe Liverpooli e mbyllën në barazim ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave në Premier League dhe lojtari më i mirë për të zotët e shtëpisë ishte Shkodran Mustafi, i cili u shpreh krenar pas përfundimit të takimit.

Në postimin e tij, mbrojtësi nga Gostivari ka thënë se është krenar me bashkëlojtarët e tij që nuk u dorëzuan deri në fund dhe arritën të marrin një barazim tejet të merituar përballë “The reds”.

“Krenar me ekipin dhe shpirtin e treguar. Nuk kam asgjë më shumë për të thënë”, ka shkruar Mustafi në Twitter.

Ai ishte lojtari më i mirë i Arsenalit në këtë takim duke u vlerësuar me notë 7.8, në një sfidë ku iu desh të përballet me sulmues kalibri si Salah, Mane, etj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency