MotoGP

Marquez nuk lë asgjë për rivalët, fiton në Sepang!

Marc Marquez fiton edhe Çmimin e Madh të Majlazisë duke regjistruar suksesin e 9-të sezonal. Edhe pse ishte shpallur matematikisht kampion që në garën e kaluar, spanjolli i Hondas zyrtare nuk toleroi aspak duke marrë një fitore të rëndësishme. Marquez u ndihmua edhe nga Valentino Rossi i cili u rrëzua 4 xhiro përpara fundit të garës kur ndodhej në krye. Bashkë me Marquez në podium u ngjitën edhe Rins me Suzukin e Johann Zarco me Yamaha Tech 3. Vetëm i 6-ti Dovizioso me Ducatin që gjatë gjithë garës ishte në vështirësi. U rrëzua ndërkohë dhe më pas u tërhoq Andrea Iannone. Paraqitje deri diku pozitive për Vinales dhe Pedrosan që ndanë mes tyre vendin e 4-t dhe të 5-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency